Ilustrim

Punësohen 12 mjekë të rinj në QKMF në Prizren

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren janë punësuar 12 mjekë të rinj.

Kështu ka njoftuar drejtori i kësaj qendre, Xhevat Elezkurtaj.

Elezkurtaj përmes një publikimi në Facebook ka thënë se tashmë do të mbulohen nevojat në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare.

“Nga sot QKMF-Prizren me 12 mjekë të rinj. Mungesa disamujore me mjekë nga sot do të zbutet me pranimin në punë te 12 mjekëve të rinj të cilët do të mbulojnë shërbimet shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare. Urime dhe suksese për kolegët e rinj” – ka shkruar ai.