
Faruk Mujka zgjedhjet kryeshef në Ibër-Lepenc Ilustrimi: KALLXO.com
Punësimi i Faruk Mujkës përplas LVV dhe LDK në Kuvend
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hymete Bajrami ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për emërime politike teksa ka kërkuar përgjigje lidhur me zgjedhjen Faruk Mujkës në pozitën e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepencit”.
“Vetëvendosja ka mujtë me fol për nepotizëm e politizim të institucioneve kur ka qenë në opozitë. E keni hupë më atë kartë. Tregom kush u zgjedh në Ibër- Lepenc, tregom”- ka thënë Bajrami gjatë një diskutimi me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administatës, Bardhyl Dobra.
Ndërsa pas kësaj deklarate të deputetes Bajrami, kryetari i komisionit Valon Ramadani ka ndërhyrë duke kërkuar nga ajo të mos diskutoj tema jashtë rendit të ditës.
KALLXO.com kishte publikuar artikullin se si ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.
Zgjedhja e tij është bërë në kundërshtim me Ligjin për ndërmarrjet publike, bazuar në interpretimin që kishte bërë Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në rastin e kandidimit të Blerand Stavilecit për kryeshef të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Në atë interpretim, ZKM-ja kishte thënë se edhe kryeshefi i ndërmarrjes publike duhet të jetë i pavarur, pra nuk duhet të ketë poste politike dhe të jetë pjesë e organeve vendimmarrëse të partive politike në 36 muajt e fundit.
Deputetja e LDK-së dhe zëvendësministri i LVV-së ‘kapen’ se kush e politizoi Administratën Publike