Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Foto: Kuvendi i Kosovës-Facebook

Punësimet në pozita të larta publike, Kuvendi vazhdon bashkëpunimin me britanikët

Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të enjten do të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës, ky MM reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

Ngjarja fillon nga ora 12:00, tek holli i Kuvendit të Kosovës.

Për disa vite rradhazi britanikët kanë monituruar proceset e rekrutimeve të pozitave të larta nëpër institucionet publike.

BIRN ka qenë pjesë e monitorimeve në shumë institucione publike gjatë përzgjedhjes së kanditatëve në pozita të larta – LINK