
Punësimet në kabinetin e ministrit Agim Veliu
Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.
Ndër ministritë e para që ka kthyer përgjigje është edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që drejtohet nga ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliut.
Në këtë ministri deri më tani janë punësuar gjatë persona.
“Gentiana Azemi, asistente ekzekutive ne Kabinetin e Ministrit Agim Veliu, Rita Spahiu, asistente administrative ne Kabinetin e Ministrit Agim Veliu, Shpend Nuhiu, asistent administrativ ne Kabinetin e Zëvendësministrit Xhelal Sfveçla, Milot Gashi, vozitës i Zëvendësministrit Xhelal Sfveçla, Nuhi Imeri, vozitës i Ministrit Agim Veliu dhe Dritro Shabani, truproje i Ministrit Agim Veliu”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media nga MPBAP-së.
KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit në kabinetet e tyre.
Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.
KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.