Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Atdhe Mulla

Puna nga shtëpia, Presidenca hap tender për 25 laptopë

Zyra e Presidentit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë prej 24 mijë euro, për furnizim me 25 laptopë.

Përveç llaptopëve në këtë tender parashihet të blehen edhe 2 ‘Scanner’, 1 ‘Shreder’ dhe 2 ‘Wireless’

Tenderi është hapur me 26 qershor të këtij viti dhe afati për aplikim ka qenë deri më 8 korrik.

Në tender, thuhet se afati për aplikim ka qenë i shkurtuar, për shkak të situatës me COVID-19.

“Duke u bazuar në vendimin të Qeverisë lidhur me mospërhapjes se virusit COVID-19 dhe mundësisë që detyrat e stafit të Presidencës mund te kryen prej shtëpisë, ka kërkesë për blerjen e laptopëve në kohën me të shkurtë”, thuhet në këtë tender.