Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pulmologu tregon momentet ku janë detyruar të improvizojnë shtretër në Pulmologji si pasojë e rasteve të shumta me COVID

Sonte i ftuar në #KALLXOPernime përballë Jeta Xharrës është pulmologu i Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpëtim Thaçi.

Pulmologu ka treguar momentet e vështira në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ai thotë se për shkak numrit të lartë të pacientëve në këtë klinikë janë detyruar të improvizojnë shtretër në mënyrë që asnjë pacient të mos mbetet pa u trajtuar.

“Realisht ka pasur momente kur në Klinikën tonë të Pulmologjisë ka mundur të mos ketë vende të lira, por rrejdhimisht ne kemi bëri ndonjëherë improvizime. E kemi shtrirë  edhe në koridor, pra kemi bërë improvizime që të mbrohet jeta e qytetarëve”, rrëfen ai.

Ai poashtu sqaron se në mënyrë që të menaxhohet situata me COVID-19 janë hapur edhe klinikat e tjera për trajtimin e rasteve të infeksionit.

“Gjatë kësaj kohë nuk e di edhe nuk mendoj që ka pas pacient që ka pas nevojë për tu hospitalizuar dhe nuk është hospitalizuar në ShSKUK në të gjitha qendrat ku ata kanë kërkuar ndihmë”, rrëfen tutje.

Në anën tjetër ai thotë se ka pas pacientë të cilët kanë ardhur me vones për trajtim dhe mos ardhja me kohë për trajtim ua ka vështirsuar shërimin, mirëpo tash ai thotë se ka ndryshuar për të mirë kjo gjë, pasi që tani pacientët menjëherë pasi që kanë simptoma orinetohen tek mjeku.

Kujtojmë se gjatë muajit korrik të vitit të kaluar KALLXO.com pati raportuar se në Klinikën e Pulmologjisë një pacient me COVID-19 është detyruar të marr trajtim mjekësor në koridorin e klinikës për shkak se të gjithë shtretërit në klinikë ishin të ngarkuar me pacientët e tjera.

#KALLXOPernime mund të ndiqni LIVE në Facebook të KALLXO.com si dhe në RTV Dukagjin.