Besim Morina - Pulmolog - Foto: Kallxo.com

Pulmologjia gjithmonë ka qenë e anashkaluar

Pulmologu Besim Morina ka thënë se Klinika e Pulmologjisë ku shërben ai është më e vjetra dhe njëra ndër klinikat që nuk ka kushte për trajtimin e pacientëve.

Morina tha se kjo Klinikë i ka vetëm 65 shtretër.

Në emisionin “Kallxo Përnime” ai ka treguar se si në kohën e kulmit të pandemisë janë detyruar që të bashkojnë shtretërit për shkak të nevojës së madhe të pacientëve për oksigjen.

“Kemi shumë të infektuar me Omicron,  por që vijnë me sëmundje të lehta. Spitalet nuk janë të mbushura dhe fatmirësisht po shihet që Omicroni nuk është aq agresiv. Në momentin që rritet numri i të infektuarve në masë të madhe, presim që të ketë numër të madh edhe të të hospitalizuarve. Ne kemi shumë pak vend në Pulmologji, i kemi veç 65 shtretër e në njëfarë forme duhet të konkurrosh për atë vend”, tha Morina.

Tutje, Morina ka treguar se Klinika e Pulmologjisë nuk ka qenë e destinuar për Pulmologji. Sipas tij, është objekti më i vjetër.

“Janë vetëm dy banjo në të gjithë katin. Nuk ka kushte për trajtim. Pacientët duhet të ngjiten në kate për shkak se lifti është shumë mbrapa. I gjithë objekti është improvizim”, ka rrëfyer më tej ai.