Ilustrim

Publikon fotografi me armë në Facebook, arrestohet

Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Han të Elezit më 11 shtator, pasi i dyshuari kishte publikuar një fotografi me armë në rrjetin social Facebook.

Sipas PK-së, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.