Ilustrim

Publikojnë video me revole, arrestohen dhe më pas lirohen tre persona

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit në rrjetet sociale kishin publikuar një video incizim duke ekspozuar revole.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë më 30 maj rreth orës 15:00.

Policia thekson se pasi janë identifikuar të dyshuarit e lartcekur, njëri prej tyre ka dorëzuar një revole lodër e cila i është sekuestruar dhe me urdhër të gjyqtarit janë kryer edhe bastisje në dy lokacione, gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.