Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, Policia arreston të dyshuarin në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se në kishte publikuar video në një rrjet social duke shtënë me armë zjarri.

Policia njofton, se njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.