Publikoi video duke drejtuar veturën vrullshëm, policia gjobit 21-vjeçarin
21-vjeçari me inicialet A. B. nga Kaçaniku është gjbotur nga Policia me 150 euro gjobë dhe një pikë negative për ngasje të vrullshme.
Shkas i dënimit sipas njoftimit të Policisë u bë një video në rrjete sociale, në të cilën shihej 21 vjeçari A. B. duke drejtuar veturën e tipit “BMW” në mënyrë të rrezikshme.
“Duke rritur vrullshëm shpejtësinë, përkatësisht duke e nisur nga vendi në atë mënyrë që të shkaktojë rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend” – thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale në Ferizaj.
Sipas policisë, videoja ka qarkulluar më 18.02.2024.
Kjo kundërvajtje është bërë në hyrje – dalje të autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’, në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Policia bën thirrje për respektim të rregullave të komunikacionit, për të mos rrezikuar jetën e askujt.
Policia po ashtu fton qytetarët për bashkëpunim, duke njoftuar për rastet e kundërvajtjet që mund të shkaktohen.