Foto: Ilustrim

Publikoi në “Tik - Tok” video duke shtënë me armë zjarri, i konfiskohet arma

Në Policinë e Kosovës është raportuar një i dyshuar i cili kishte publikuar një video në rrjetin social “Tik – Tok”, duke shtënë me armë zjarri. Pas raportimit të rastit, ka gjetur dhe konfiskuar armën, pa fishek, përderisa i dyshuari nuk është gjetur dhe është në kërkim të organeve të rendit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasditen e djeshme.