Ilustrim

Publikoi në Facebook video duke gjuajtur me armë, arrestohet vushtrriasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili në rrjetin social Facebook kishte publikuar një video ku shihet duke gjuajtur me armë.

Policia e Kosovës kishte kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake urdhrin për bastisje.

“Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërsa arma nuk është gjetur as në shtëpi as në objektet përcjellës.  Në konsultim me prokurorin e shtetit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.