Publikohet testi i maturës shtetërore në rrjete sociale, lulëzon kopjimi

Sot mbi 20 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore për vitin 2022.

Sikurse në testin e Arritshmërisë së klasave të nënta, edhe kësaj radhe janë krijuar grupe të veçanta për kopjim.

Në disa grupe në Facebook, Viber e Signal, pyetjet dhe përgjigjet e këtyre provimeve po shpërndahen në mes të nxënësve.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për dukurinë e kopjimit në provime e teste shtetërore.

Ky provim, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në të gjithë vendin.

Provimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30.

 

MAShTI ka publikuar edhe një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore 2022.

 

“Provimi i Maturës Shtetërore 2022, do të mbahet në të njëjtën ditë për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do të përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë `zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati nga mesi i lëndëve zgjedhore që ofrohen). Por këtë vit do të hartohen dy teste të ndryshme vetëm në lëndën e matematikës, njëri test do të jetë i njëjtë për gjimnazet e shkencave natyrore dhe gjimnazin matematik, ndërsa testi tjetër për gjimnazin e shkencave shoqërore-gjuhësore dhe të shkollave profesionale”, thuhet në dokumentin e ministrisë.

Provimi i Maturës Shtetërore në vitin 2022, do të organizohet në dy afate, afati i parë më 18 qershor 2022, ndërsa afati i dytë më 27 gusht 2022, në të njëjtën kohë për të gjithë kandidatët.

Sot mbahet provimi i maturës shtetërore