Publikohet Strategjia për Arsimin / 2022-2026

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar Strategjinë e Arsimit / 2022-2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “Arsimi cilësor është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, andaj dot ë vazhdojmë me intersim në këtë fushë”.

Ministrja e Arsimit ka treguar se strategjia e arsimit për pesë vitet e ardhshme bazohet në analiza dhe ka pesë shtylla.

“1.Edukimi në fëmijërinë e hershme, 2.Ngritja e cilësisë në arsimin parauniversitarë, 3.Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional, 4.Cilësia, intergriteti në arsimin e lartë, 5.Përdorimi i teknokogjisë digjitale”- ka thënë Nagavci.

Strategjia për arsim është orientuar në pesë fusha për intervenim dhe zhvillimin në sektorin e arsimit:

1.Arsimi cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar

2.Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës

3.Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet

4.Arsimi i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtare

5.Përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion

“Strategjia e Arsimit (SA) 2022-2026, është vazhdimësi e planeve strategjike të përgatitura për periudhën 2011-2016 dhe 2017-2021 dhe është një linjë me dokumente ndërkombëtare që paraqesin bazë  për ndërtimin e politikave arsimore në vend”, thuhet në SA.