Teatri i Gjilanit

Publikohet repertori i Teatrit të Gjilanit për muajin dhjetor

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka publikuar sot repertorin për muajin dhjetor 2020.

Gjatë këtij muaji ky teatër planifikon shfaqjen e 6 shfaqjeve.

Repertorin e hap shfaqja “Audienca” e Vaclav Havelit me regji të Agon Myftarit. Kjo shfaqje është planifikuar të shfaqet më 10 dhjetor.

Ndërkaq, repertorin do ta mbyllë shfaqja mysafire nga Teatri Kombëtar, “Zgjimi i pranverës”, me regji të Zana Hoxhës.

Të gjitha shfaqjet, për shkak të masave anti COVID-19, do të jepen nga ora 16:00.