Foto: Kallxo.com - Ilustrim

Publikohet Raporti i Monitorimit të Gjykatave nga BIRN dhe Internews Kosova

BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA do ta publikojnë sot raportin vjetor të monitorimit të gjykatave për vitin 2017.

Konferenca do të mbahet në ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë.

Ky raport në fokus të veçantë do t’i ketë rastet e korrupsionit, si veprat penale më me interes për shoqërinë të monitoruara gjatë vitit 2017, por gjithashtu do të trajtojë probleme të tjera të vëzhguara gjatë punës së monitoruesve në teren.

Për më shumë, raporti vë në dukje shkelje procedurale nga gjykatësit, prokurorët dhe palë tjera në procedurë gjyqësore, të hasura nga monitoruesit tanë gjatë monitorimit të gjykatave në nivel të Republikës së Kosovës.