Publikohet programi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest 2020’

Filmi ‘Exil” me regji të Visar Morinës do të hapë edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (Prishtina International Film Festival), “PriFest”, i cili mbahet nga 19 deri më 25 tetor 2020 në Prishtinë.

Për shkak të Pandemisë së Coronavirusit ky edicion i “PriFest-it” mbahet online, dhe në pamundësi të prezencës fizike të mysafirëve të shumtë ndërkombëtar si çdo vit, si dhe anëtarëve të jurive, ky edicion nuk do jetë garues.

Filmat do shfaqen ekskluzivisht për shikuesit që ndodhen në shtetin e Kosovës. Do të shfaqen gjithsej 36 filma, të gjitha premiera në Kosovë, dhe nga këta 36 filma 2 janë premiera botërore, 2 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane dhe 6 premiera regjionale.

Drejtori artistik i festivalit, Fatos Berisha ka potencuar se programi i përzgjedhur për këtë vit i “Prifestit”, dëshmon se ky festival vazhdon të mbetet festival i rëndësishëm për të gjithë filmbërësit vendor, në rajon dhe më gjerë.

“Megjithëse këtë vit për shkak të edicionit online jemi detyruar të reduktojmë numrin e filmave, jemi shumë të kënaqur me të gjitha aplikimet që janë bërë, me të gjithë filmat që janë përzgjedhur dhe me gjithë punën që po bëhet për të realizuar këtë edicion, më ndryshe se të gjithë edicionet e mëparshëm”, është shprehur Berisha, në një deklaratë për media.

Çdo kush dëshiron të ndjek filma online duhet të regjistroheni në platformën online. Linku, sipas organizatorëve do të publikohet një javë para nisjes se festivalit në: www.prifest.org.

Këtë vit, “PriFest” ka filluar bashkëpunim me EFA-European Film Academy, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi do të sjellim 6 filma të shkurtë të cilët do shfaqen brenda datave të festivalit.

Raiffaisen Bank Kosovë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Youth Artivists for Change përkrahur nga Qeveria Holandeze, janë disa nga sponzorët e edicionit të sivjetëm.

Më poshtë gjeni të gjithë filmat që do të marrin pjesë këtë vit në “PriFest”:

Filmat e metrazhit të gjatë

  1. Tel Aviv on Fire/ Regjisor: Sameh Zoabi (100 min) Viti: 2018 (Luksemburg, Izrael, Francë, Belgjikë)
  2. Rounds / Regjisor: Stephan Komandarev (106 min) Viti: 2019 (Bullgari, Serbi, Francë)
  3. Exile Regjisor: Visar Morina (121 min) Viti: 2020 (Gjermani, Kosovë, Belgjikë)
  4. Cirku Fluturues / Regjisor: Fatos Berisha (115 min) Viti: 2019 (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore)
  5. The Happiness Effect / Regjisor: Borjan Zafirovski (90 min) Viti: 2019 (Maqedoni Veriore, Kosovë, Mali i Zi, Serbi)
  6. Grandfather and GrandsonRegjisor: Ilija Piperkoski(108 min) Viti: 2019 (Maqedoni Veriore)
  7. Breast Regjisor: Marija Perović (100 min) Viti: 2020 (Mali i Zi, Serbi, Kroaci)
  8. Omar and US Regjisor: Maryna Er Gorbach & Mehmet Bahadir Er (104 min) Viti 2019 (Turqi)
  9. Son Regjisor: Ines Tanović (106 min) Viti: 2019 (Bosnia dhe Hercegovina)
  10. Toprak Regjisor: Sevgi Hirschhäuser (106 min) Viti: 2020 (Gjermani, Turqi)
  11. Qielli i trazuar Regjisor: Anton Nrecaj (96 min) Viti: 2020 (Kosovë)
  12. Yjet e se ardhmes Regjisor: Edmond Topi (90 min) Viti: 2017 (Shqipëri)
  13. Open Door Regjisor: Florenc Papas (78 min) Viti: 2019 (Shqipëri, Kosovë, Itali, Maqedoni e Veriut)

Filmat e metrazhit të shkurt nga bashkëpunimi me European Film Academy

  1. Black SheepRegjisor: Ed Perkins (27 min) Viti: 2018 (Mbretëri e Bashkuar)
  2. Oslo Regjisor: Shady Srour (16 min) Viti: 2019 (Izrael, Gjermani)
  3. Patison AvenueRegjisor: Thanasis Neofotistos (12 min) Viti: 2018 (Greqi)
  4. Reconstruction Regjisor: Jiří Havlíček (15 min) Viti: 2018 (Ceki)
  5. The Christmas GiftRegjisor: Bogdan Mureşanu (23 min) Viti: 2018 (Rumani)
  6. The TentRegjisor: Rebecca Figenschau (17 min) Viti: 2019 (Norvegji)

Filmat e metrazhit të mesëm

  1. Windoëless Regjisor: Samuel Flückiger (27 min) Viti: 2019 (Zvicër)
  2. Ricochets Regjisor: Jakub Radej (30 min) Viti: 2019 (Poloni)
  3. The Mentor Regjisor: Szonja Szabo (30 min) Viti: 2019 (Hungari)
  4. Happless Hans Regjisor: Rena Dumont (30 min) Viti: 2018 (Gjermani)
  5. Raheel Regjisor: Ayat Asadirahbar (30 min) Viti: 2018 (Iran)
  6. The Other Regjisor: Saman Hosseinpuor and Ako Zandkarimi(25 min) Viti: 2019 (Iran – Indi)
  7. Daughter of the Tide Regjisor: Julien Vila (30 min) Viti: 2020 (Francë)
  8. Homesick Regjisor: Julien Viala (27 min) Viti: 2019 (Francë – Japoni)

Filmat dokumentarë

  1. Century of Smoke Regjisor: Nicolas Graux (90 min) Viti: 2019 (Belgjikë)
  2. Displaced – Small Act of Survival Regjisor: Andrés Ribagorda, Anthony Barlos, Charlotte Burck (29 min) Viti: 2020 (Greqi, Mbretëri e Bashkuar)
  3. Sockeye Salmon – Red FishRegjisor: Dmitriy Shpilenok(52 min) Viti: 2020 (Rusi)
  4. Bektachis Regjisor: Manuel Poutte (66 min) Viti: 2017 (Belgjikë)
  5. Be Natural: The Untold Story Of Alice Guy-Blaché Regjisor: Pamela B. Green (103 min) Viti: 2018 (Amerikë)
  6. That ClickRegjisor: Luca Severi (90 min) Viti: 2019 (Amerikë)

Filmat me tematike LGBTI

  1. No Hard FeelingsRegjisor: Faraz Shariat(92 min) Viti: 2020 (Gjermani)
  2. The Laëyer Regjisor: Romas Zabarauskas (97 min) Viti: 2020 (Lituani)
  3. Welcome to Chechnya Regjisor: David France (107 min) Viti: 2020 (Amerikë)