Publikohet programi i ‘Etno Fest 2020’

Edicioni i 10-të i Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale “Etno Fest 2020” do të mbahet nga 25 deri më 27 shtator 2020, në Kukaj të Prishtinës.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë publike programin e aktiviteteve që janë planifikuar të mbahen e gjatë edicionit jubilar të “Etno Festit”.

Sipas programit, për tri ditë me radhë do të mbahen dhjetëra aktivitete kulturore, si ekspozita të ndryshme, shfaqje teatrore, performaca etno- artistike, muzikë, filma dokumentarë, debate e aktivitete tjera kulturo-artistike.

“Etno Fest 2020” hapet të premten, më 25 shtator, në ora 17:00, ndërsa mbyllet të dielën në mbrëmje vonë, më 27 shtator, me ndarjen e çmimeve të festivalit.

‘Etno Fest 2020” do të mbahet duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e pandemisë së COVID-19.

Edicioni jubilar “Etno Fest 2020” ishte paraparë që të mbahej nga data 20 deri më 25 gusht 2020, por përkeqësimi i situatës nga pandemia e COVID -19 detyroi organizatorët që mbajtjen e festivalit ta shtyjnë për datat 25-27 shtator.