
Ballina e librit ‘Qoshet ku fola me veten’. Foto: Kalllxo.com
Publikohet përmbledhja me poezi ‘Qoshet ku fola me veten’
27.1.2021 - 12:03
Ditë më parë ka dalë nga shtypi përmbledhja me poezi ‘Qoshet ku fola me veten’ e shkrimtarit Blerim Rrecaj.
Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë.
“Qoshet ku fola me veten” është libri i dytë me poezi i Rrecajt.
Transformimet sociale që po përjeton vendi, pandemia, thashethemet, rrëfimet interesante që i gjejmë nëpër kafene, rrëshqitja drejt vetmisë, i gjejmë në vargjet e poezive të përmbledhjes, “Qoshet ku fola me veten”.
Për poetin Bekim Muhaxheri poezitë e Rrecajt nga kjo përmbledhje janë copëza drite ndonëse nën kërcënimin e errësirës.
Një vit më parë Rrecaj pati botuar librin me skica dhe poezi “Gjurmë kujtimesh e ngjyra stinësh”.