
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Publikohet për diskutim publik koncept-dokumenti për art e kulturë
22.6.2022 - 18:30
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar koncept-dokumentin për art dhe kulturë.
Ky koncept-dokument është publikuar në platformën qeveritare për konsultime publike.
MKRS fton të gjithë palët e interesuara që të japin komentet e tyre lidhur me këtë dokument.
Qëllimi i hartimit të këtij koncept-dokumenti, sipas MKRS-së, është të hapë rrugën për krijimin e një infrastrukture ligjore që do t’u përgjigjet nevojave që ka sot fusha e kulturës.
Deri më tani, MKRS ka realizuar një sërë takimesh me komunitetin kulturor në vend lidhur me hartimin e koncept-dokumentit për art dhe kulturë.