Publikohet pamja e mbetjeve mortore të gjetura në Podujevë

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se u krye zhvarrosja e mbetjeve të një personi që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Gërmimet sipas tyre kanë vazhduar sipas planifikimeve paraprake.

Tek Tjegullorja në Podujevë, gërmimet kanë filluar më 25.07.2024 dhe ato rezultuan me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve.

“Të dhënat mbi numrin e saktë të individëve të zhvarrosur dhe identitetin e tyre do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së” – thuhet në njoftimin e KQPZH-së.

Gjenden mbetje mortore, besohet se i përkasin një personi të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë