Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Publikohet lista e projekteve fituese në sport

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë publike listën përfundimtare të përfituesve në fushën e sportit nga pakoja e ringjalljes ekonomike për QJQ-të.

Në bazë të listës së publikuar nga MKRS-ja shihet se nga kjo pako kanë përfituar gjithsej 214-të QJQ të cilat prioritet kryesor kanë zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve sportive.

Shuma që ka ndarë MKRS-ja në këtë thirrje për projektet e OJQ-ve në fushën e sportit varion nga 1 mijë euro deri mbi 121 mijë euro.

Projekti i QJQ-së ‘Foleja’ nga Prizreni është mbështetur me 1,700 euro, ndërsa projekti i QJQ-së ‘Center for Health Education and Inclusion Cohesion’ nga Mitrovica është mbështetur 121,430 euro.