Publikohet doracaku për mësimdhënës me fokus të drejtat e fëmijëve

Doracaku për mësimdhënës me aktivitete për zbatimin e të drejtave të fëmijëve është publikuar sot pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Me shembuj konkret të bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, doracaku mund të përdoret në tri fusha kurrikulare si: Shoqëria dhe Mjedisi, Jeta dhe Puna, Edukata Fizike, Sportet dhe Shëndeti.

Qëllimi i këtij doracaku është të rrisë ndërgjegjësimin e mësimdhënësve në raport me të drejtat e fëmijëve dhe është i ndarë në tre kapituj, të ndarë për klasë, nga e para deri në të pestën, klasa e gjashtë deri në të nëntë dhe nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci ka thënë se janë të angazhuar që implementimi i të drejtave të fëmijëve të jetë sa më i mirë.

“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është detyrë kryesore e qeverisë sonë. Ne në ministri jemi të angazhuar në zbatimin sa më të mirë të ligjit për mbrojtjen e fëmijës”, ka thënë Ngavci.

Në anën tjetër, Gresa Statovci autore e këtij doracakut ka treguar se aktivitetet e dizajnuara mundëson zbatimin e të drejtave të fëmijëve gjatë mësimit.

Ky doracak do të shërbejë të lehtësimi e punës mbi të drejtat e fëmijëve. Jam mundu në pikën sa më të thjeshtë që të dizajnojë të gjitha aktivitete. Kur flasin për të drejtat e fëmijëve është kërku nga mësimdhënësit që të përfshihen edhe përgjegjësitë që fëmijët kanë”, ka thënë ajo.

Ky doracak do të shpërndahet në të gjitha shkollat në Kosovë dhe është online në eub faqe të Ministrisë së Arsimit dhe në Advocacy Training and Resource Center (ATRC).