Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, - Foto: KALLXO.com

Publikohet dokumenti 'Politika për mbrojtjen e fëmijëve'

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) organizon konferencën për media për publikimin e dokumentit “Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve”.

Ky dokument është hartuar në kuadër të Grupit Tematik për Arsim në KOMF.

KOMF me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve, krijimit të një ambienti të sigurtë dhe miqësor, për të siguruar standardet më të larta të sjelljes dhe praktikës profesionale, prezanton modelin e Politikës së Mbrojtjes së Fëmijës, si një mjet që rrit vetëdijen dhe të kuptuarit e përbashkët mbi abuzimin, si dhe krijon një sistem parandalimi dhe mbrojtjeje për fëmijët ndaj formave të ndryshme të abuzimit.