Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Foto: ZKM

Publikohet agjenda e mbledhjes së dy qeverive që mbahet nesër në Prishtinë

Nesër në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e radhës në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Zyra e Kryeministrit ka publikuar agjendën, ku pritet që delegacioni shqiptar të arrijë në kryeqytetin kosovar në ora 10:45 të mëngjesit.

Ndërsa pritja zyrtare e kryeministrit Edi Rama nga homologu i tij kosovar Albin Kurti, pritet të bëhet në ora 11:00.

Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave pritet të mbahet në ora 12:45, pas sesionit punues dhe nënshkrimit të marresveshjeve.

Më poshtë e gjeni agjendën e plotë:

Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar për angazhimet policore për shkak të mbledhjes dhe ka bërë të ditur se cilat rrugë do të bllokohen.

“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thotë Policia.

Mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Policia njofton për bllokim të trafikut në intervale të shkurta kohore