Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Publikohen rezultatet përfundimtare të testit me shkrim për drejtor të RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës  (RTK) ka publikuar listën përfundimtare të rezultateve të testit me shkrim për pozitën drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

Në bazë të pikëve, kësaj liste i prin kandidati ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, me 80.7 pikë.


Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për drejtorin e përgjithshëm të RTK-së ka pritur sot kandidatët për drejtor të RTK-së, të cilët kanë parë testin dhe vlerësimet e bëra nga anëtarët e komisionit.

Në komunikatë thuhet se ky proces ka pasuar me finalizimin e listës së kandidatëve për drejtor dhe pikët përfundimtare për secilin prej tyre.

Janë gjithsej tetë kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë që do të mbahet të shtunën më 19 mars me fillim nga ora 10.00.

Në këtë link  mund të gjeni dokumentin i cili përmban vlerësimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për secilin kandidat, në secilën pyetje.