
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Publikohen rezultatet e testit me shkrim në konkursit për ushtar të FSK-së
Janë publikuar rezultatet e testimit me shkrim për ushtarët e ardhshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kështu njoftoi Ministria e Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.
KËTU mund t’i gjeni rezultatet për kandidatët që e kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme.
Kjo ministri njoftoi edhe për mundësinë e anekses për të gjithë ata që nuk e kanë kaluar testin.
“Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë fazë të testimeve kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit, ditën e hënë me datë 29.03.2021 dhe të martë me datë 30.03.2021. Ankesa duhet të dorëzohet në G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, kandidatët duhet të jenë të pajisur me maska kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të kandidatëve që kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim:
LINK:https://docs.google.com/…/1f9Mb–dGInZs…/edit
Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të kandidatëve që nuk e kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim:
Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë fazë të testimeve kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor. Afati ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit, ditën e hënë me datë 29.03.2021 dhe të martë me datë 30.03.2021.
Ankesa duhet të dorëzohet në G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, kandidatët duhet të jenë të pajisur me maska kundër COVID-19.
LINK:https://docs.google.com/…/1L6dTVXIstGTq7pO8tAqt…/edit…