Kadetët e FSK-së para udhëtimit drejt Maqedonisë | Foto: MFSK

Publikohen rezultatet e testit fizik të kandidatëve për kadetë në FSK

Ministria e Mbrojtjes sot ka publikuar rezultatet e testit fizik të kandidatëve që kanë aplikuar për kadetë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Testi është mbajtur sot dhe në njoftim është bërë e ditur se kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese, afati i ankesës është dy ditë me datë 16.07.2021 dhe 19.07.2021 nga ora 09: 00 deri 15: 00 në Zyrën e Rekrutimit (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresës: [email protected]

Në këtë link mund t’i shikoni rezultatet.

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/22 më 31 maj të këtij viti.