(Ilustrim) Testi i Maturës - Foto: KALLXO.com
Publikohen rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) më 03.09.2024 ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë.
Provimit të Maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 4,476 maturantë, prej të cilëve provimin e kanë kaluar 2,726 maturantë apo 60.9% e tyre.
“Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator” – thuhet në njoftimin e MASHTI-t.
Nxënësit të cilët nuk e kanë kaluar Provimin e Maturës në afatin e parë, më 22.06.2024, i janë nënshtruar provimit në afatin e dytë që është mbajtur më 31.08.2024.
Ndërsa në afatin e parë në Provimin e Maturës Shtetërore kanë hyrë 18,285 maturantë, dhe provimin e kanë kaluar 13,342 apo 73.3% e maturantëve.