Publikohen rezultatet e ditës së dytë të testit fizik të kandidatëve për kadetë në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot rezultatet e testit fizik të mbajtur sot me kandidatët e tjerë për kadetë.

Ministria ka bërë të ditur se kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese.

Afati i ankesës është dy ditë me datë 19.07.2021 dhe 21.07.2021 nga ora 09:00 deri 15:00 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected]

Ministria ka shtuar se në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes e mban të drejtën e përditësimit të listës fillestare si dhe për testimet e radhës do të ketë njoftim me kohë.

Sipas ministrisë, një kandidatë është liruar nga testi fizik me rekomandim nga mjeku.

Rezultatet e testit fizik të mbajtur sot janë në këtë link.

Testime fizike për kadetë ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme.

Publikohen rezultatet e testit fizik të kandidatëve për kadetë në FSK