Publikohen numrat me të cilët bëhet verifikimi i votuesve nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar me procesin e verifikimit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Me qëllim të zbatimit të vendimit dhe udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ sqaron se ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve.

Për këtë proces janë hapur 25 linja telefonike.

Përndryshe, organizata GERMIN e ka quajtur skandaloz verifikimin përmes telefonit të aplikuesve për regjistrim për votim nga jashtë vendit me telefonata që paraqiten ‘ANONIME’ në telefonat e aplikuesve.

Numrat e telefonit prej nga zyrtarët e angazhuar të KQZ-së i realizojnë thirrjet janë si në vijim:

38138211045 38138211146 38138211154 38138211210 38138211213 38138211219 38138211220 38138211227 38138211251 38138211259 38138211273 38138211374 38138211375 38138211381 38138211385 38138211392 38138211393 38138211414 38138211416 38138211429 38138211462 38138211468 38138211488 38138211517 38138211522
21 Media