Publikohen nominimet për çmimet Kombëtare për letërsinë në Shqipëri

Ministria e Kulturës së Shqipërisë ka njoftuar se së shpejti pritet ndarja e çmimeve Kombëtare për Letërsinë.

Përmes një postimi në Facebook, kjo Ministri ka bërë publike edhe nominimet për secilën kategori.

“Prej muajsh juria po punon mbi krijimtarinë letrare të një viti dhe tashmë kemi pesë finalistë për çdo kategori: Roman, poezi, tregim, ese, letërsi e përkthyer dhe letërsi për fëmijë. Suksese të gjithë kandidatëve!”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë në Facebook.

Nominimet sipas kategorive:

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë,  roman

Luan Starova: “Emigrimi i ngjalave”

Mira Meksi: “Diktatori në kryq”

Ylljet Aliçka: “Metamorfoza e një kryeqyteti”

Bashkim Shehu: “Triptiku i magjistarëve”

Preç Zogaj: “Anjeza nuk u zgjua”

 

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë,  poezi

Arian Leka: “Hartë memece për të mbyturit”

Skënder Buçpapaj: “Imgur”

Aleksandër Çipa: “Deti nuk ka porta”

Denata Ndreca: “Kohë e mohueme”

Alisa Velaj: ”Shtjellë reje dhe shtjelle zjarri”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë,   tregim

Agron Tufa: “Kur këndonin gjelat e tretë”

Ana Kove: “kambanat e së dielës”

Dhimitër Anagnosti: “Ulliri, pema e dhimbjes”

Romeo Çollaku: “Mikrobus dhe tregime të tjerë”

Majlinda Rama Nana: “Arzoe”

 

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë,  esse

Matteo Mandala: “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”

Petrit Palusha: “Kukësi në 79 ditë, pranverë 1999”

Ardian Vehbiu: “Gjuha e thyer, gjuha që thyen”

Tonin Çobani: “Tri esse”

Pirro Prifti: “Kombi shqiptar, univers historic dhe fetar”

 

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Letërsi e përkthyer

Llambro Ruçi: “Iliada”

Mira Meksi: “100 vjet vetmi”

Romeo Çollaku: “Alket Çani “Jorgos Seferis”

Korab Hoxha: “Tetori në vagon”

Bujar Hudhri: “Vegjetariania”

 

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Letërsi për fëmijë

Shkëlzen Zalli: “ Kartolina e Zileve”

Viktor Canosinaj: “Elefantët shtamba”

Fatmira Gjestila: “Edhe pëllumbat qajnë”

Alma Zenellari: “Një libër për yjet”

Iliaz Bobaj: “Bota është sa nëna ime”.