Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Publikohen listat e studentëve që kanë fituar bursë në UP

Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ka publikuar listën e bursistëve për vitin akademik 2019-2020.

Vendimi për ndarjen e këtyre bursave është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti.

Listën e përfituesve të bursave mund ta gjeni këtu.

UP gjithashtu ka bërë të ditur se studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2018/2019 dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës, kanë të drejtë ankese pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së.

Pra koha se kur mund të paraqesin ankesat e tyre janë datat 25 dhe 26 shkurt të këtij viti.