Publikohen fotografi të votave të diasporës për zgjedhjet në Kosovë

Ndonëse është veprim i ndaluar, fotografimi dhe publikimi i votave për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, kjo gjë është duke ndodhur tashmë.

Bashkatdhetarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, po publikojnë në rrjete sociale votën e tyre ndaj subjekteve të caktuara politike.

Një e tillë është shpërndarë së fundi në Facebook, ku një mërgimtar nga Zvicra ka publikuar fotografinë e fletëvotimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marr vendim që të ndalohet fotografimi i votës në momentin e votimit.

Ndërsa sa i përket votimit jashtë Kosovës, KQZ kishte njoftuar se aplikacionet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 10 shtator 2019.

Ndërkaq, votimi përmes postës ka filluar tashmë dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.

Daka: Votat e diasporës mund të manipulohen shumë lehtë

Kurse, tri ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), e ka publikuar listën e votuesve nga jashtë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

KQZ publikon të dhëna personale të votuesve të diasporës