Pal Lekaj - Foto: Facebook/PalLekaj

Publikohen emrat e ekipit negociator për marrëveshjen e linjës hekurudhore Prishtinë - Beograd

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal lekaj, e ka caktuar ekipin negociator për diskutimet në marrëveshjen e mundshme për funksionalizimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd, takim i cili është paralajmëruar të mbahet sot në Berlin të Gjermanisë.

Në vendimin e publikuar nga Lekaj, thuhet se kryesues do të jetë Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor dhe anëtar është caktuar Ramë Qupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në MIT.

“Sipas nevojës, kryesuesi mund të kërkojë mbështetje edhe nga zyrtarët tjerë apo këshilltarët e jashtëm”, thuhet në vendim.

Lidhur me këtë rast, ministri në  detyrë Lekaj, në Facebook ka shkruar se çdo marrëveshje e mundshme duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në publikimin e tij.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të premten nga Beogradi ka paralajmëruar aktivizimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd, pas marrëveshjes për atë ajrore që u arrit pak ditë më parë.

Ai është shprehur i vendosur që përpos linjave ajrore të shtyn përpara edhe hapjen e hekurudhave.

“Pasi bisedave që i kam bërë me të gjithë akterët në Prishtinë dhe tash pas bisedave në Beograd, të dyja palët janë pajtuar të aktivizohet  linja e hekurudhës Prishtinë Beograd. Detajet e kësaj linje duhet të përcaktohen me ekspertë”, ka thënë ai.

 

Vendimi i ministrit në detyrë, Pal Lekaj, publikuar në Facebook

 

Në Berlin, pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë, me autorizim timin si Ministër i…

Publiée par Pal Lekaj sur Lundi 27 janvier 2020