Publikohen data e mbajtjes së festivalit ‘Art Without Limit International Film Festival’

Për të dytën herë më radhë, nga 1 deri më 3 nëntor 2021 në Prishtinë do të mbahet festivali i filmit “Art Without Limit International Film Festival”.

Këtë edicion do të shfaqen 50 filma ndërkombëtar dhe vendor të metrazhit të shkurtë.

Filmat do të shfaqet në Kino Armata, ndërsa ndarja e çmimeve të festivali do të mbahet më 3 dhjetor 2021 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ky edicion karakterizohet me llojllojshmëri të filmave, si: fiksion, dokumentarë e animacion.

“Artistë dhe aktivistë nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare do të mblidhen për të promovuar,  frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale . Nga shfaqja e filmave, hapja e ekspozitës, performanca muzikore, diskutimet dhe konferencat, deri tek ndarja e çmimeve për filmat më të mirë,. Ne synojmë të mobilizohemi për ta ndryshuar qasjen ndaj aftësisë së kufizuar , si mënyra e vetme për të arritur barazinë politike, ekonomike, kulturore, personale dhe shoqërore”, thuhet në komunikatën e stafit të AWLIFF.