Pse votoi Kameruni kundër Kosovës në INTERPOL?

Kosova nuk e ka marr votën pro nga shteti i Kamerunit për tu anëtarësuar në INTERPOL.

Sipas Bedri Eminit, lobist i Kosovës, zyrtarët e shtetit afrikan kanë pritur një natë para votimit deri vonë zyrtarët kosovar në hotelin ku qëndronin për tu takuar, por një takim i tillë nuk ka ndodhur.

Emini ka rrëfyer për emisionin “Jeta në Kosovë” disa dështime të diplomacisë kosovare dhe një prapavijë të mënyrën se si bëhet lobimi.

“Kameruni ka nejtë deri në ora 4:00 në mëngjes, kanë pritur, e nuk ka ardhur askush. I kanë pritur Jetlirin e Pacollin.Kanë pritur naj send me iu dhanë, ata e dinë shumë mirë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se vota për INTERPOL ka mundur të blihet.

“E di sa, por nuk mund të flas, e din Pacolli këtë”, deklaron Bedri Emini.