Foto: BBC/Screenshot

Pse uji rrjedh nga një pemë mani në Mal të Zi? (VIDEO)

Për disa ditë çdo vit, në një livadh në Mal të Zi, mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar.

Fenomeni natyror në fshatin Dinosë është një pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta dëshmojnë atë, raporton BBC.

Ky fenomen ndodh për një ose dy ditë.

Sipas banorëve, ky fenomen ndodh pas shkrirjes së borës apo shirave të rrëmbyeshëm.