Pse pushtimi i qytetit të Khersonit do të ishte i rëndësishëm për Rusinë

Nëse konfirmohet, dhe deri më tani kemi vetëm ministrinë ruse të mbrojtjes që e ka konfirmuar, atëherë pushtimi i këtij qyteti jugor me pothuajse 300,000 banorë do të ishte një fitore e madhe për ushtrinë ruse.

Do të ishte qyteti më i madh që do të binte në duart e Rusisë dhe strategjikisht do të ishte një bazë jetike për ushtrinë, pasi ajo kërkon të depërtojë më tej në brendësi dhe në perëndim përgjatë bregdetit deri në qytetin e madh port të Odesës. Kherson është në vetvete një port i rëndësishëm i Detit të Zi dhe një qendër industriale.

Ta kesh kontrollin mbi qytetin e Khersonit do të thotë ta kontrollosh gjithashtu një burim të madh uji. Ukraina ka vendosur pendë uji në kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, kështu që shumica e furnizimit me ujë të freskët në Krime u ndërpre, duke shkaktuar mungesë uji në rajonin e aneksuar.

Një nga objektivat e para të pushtimit ushtarak të Rusisë ishte zhbllokimi i asaj rruge ujore dhe rivendosja e furnizimit me ujë në Krime.

BBC ka informacionese automjetet ruse kanë hynë në qendër të qytetit Kherson gjatë natës. Kryebashkiaku Igor Kolyikhayev tha këtë mëngjes se qyteti ka nevojë për një mrekulli./BBC