Pse presidencialet amerikane po i dominon fjala “plehra”?
Fjala “plehra” ka dominuar kryetitujt e mediave ditët e fundit, shkruan BBC, duke kronikuar ngjarjet të lidhura me të në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nata e së dielës
Komediani pro-kandidatit republikan, Donald Trump, Tony Hinchcliffe në skenë në një tubim Trump në sallën “Madison Square Garden” në New York e quan Porto Rikon një “ishull lundrues mbeturinash”.
Ekipi i Trumpit thotë se shakaja “nuk pasqyron pikëpamjet e presidentit Trump apo fushatën”
Hinchcliffe mbron komentin, duke thënë se kritikët e tij “nuk kanë sens humori”
E hënë
Një numër republikanësh – duke përfshirë mbështetës nga lagjet me popullsi të fortë hispanike – dënojnë komentet.
Udhëheqësit në Porto Riko i bëjnë thirrje Trumpit që të kërkojë falje personale.
Fushata e kanddiates demokrate, Kamala Harris, përfiton nga komentet për t’i bërë për vete votuesit hispanikë në shtetet kryesore, si Pensilvania.
Figura të famshme portorikane – përfshirë reperin Bad Bunny, këngëtarin Ricky Martin dhe aktoren-këngëtare Jennifer Lopez – kritikojnë Trumpin dhe tregojnë mbështetje për Harrisin.
E martë
Trumpi përgjigjet publikisht për herë të parë, duke thënë se “dikush tha disa gjëra të këqija”, por ai nuk mendon se ishte farë “punë e madhe” dhe nuk kërkon falje.
Presidenti demokrat, Joe Biden, u drejtohet votuesve hispanikë në Zoom, ku duket se thotë: “E vetmja mbeturinë që shoh që qarkullon atje janë mbështetësit e tij”.
Bideni dhe Shtëpia e Bardhë thonë menjëherë se ai nuk kishte për qëllim mbështetësit e Trumpit në mënyrë kolektive, porse e kishte në mënyrë specifike për komedianin dhe retorikën e tij.
Trumpi dhe republikanë të tjerë të lartë i i shfrytëzojnë komentet dhe kritikojnë Bidenin dhe Harrisin.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com