Situata në Bërnjak, 06.09.2024, Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga serbët, flasin analistët
Mosreagimi i ndërkombëtarëve pas bllokimit të kufijve nga serbët brenda Serbisë po vlerësohet si sjellje e çuditshme nga analistë politikë në Kosovë. Kurse ekspertë të sigurisë thonë se këto protesta nuk mund të minojnë sigurinë e Kosovës, vetëm nëse Kosova bien në grackën serbe. Në këtë situatë, kërkohet presion më i madh ndaj ndërkombëtarëve për të dënuar këto veprime të serbëve.
Që nga e premtja (06.09.2024) në orën 18:00 e deri të shtunën (07.09.2024) afër kësaj ore, qëndruan të mbyllura dy pika kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në Bërnjak dhe Merdarë nuk pati qarkullim deri atëherë, kurse pika në Jarinje ishte e hapur për hyrje-dalje. Kjo pasi qytetarët serbë, andej kufirit po kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës dhe kthimin, siç thonë ata, të pronave të uzurpuara të serbëve.