Pse mjekët kosovarë po hezitojnë të vaksinohen?
Të shtunën e kaluar rreth 200 mjekë kosovarë janë vaksinuar me vaksinën “AstraZenca” në Kukës.
Shteti shqiptar organizoi vaksinimin për punonjësit kosovarë falas.
Por, disa prej mjekëve në Kosovë po hezitojnë ta marrin këtë vaksinë.
“Po besoj që ka, nuk është mundshme që mos me pasë punonjës shëndetësor që mendojnë që nuk duhet me marrë vaksinën. Kam folë me disa, ende nuk janë të sigurt, por kjo është arsyeja që ne duhet ta promovojmë sa më shumë marrjen e vaksinës e ta simulojmë popullatën që kur të vjen vaksina ta marrin”, ka thënë Donjeta Pllana Hajdari, doktoreshë e ISHPK në emisionin “Kallxo Pernime”.
“Nuk i besojnë, nuk besojnë që ka efikasitet ose mendojnë që diçka ka me shku gabim, se nuk ka fakte për të por është mendimi i tyre individual. Unë besoj që vaksina është mjeti më i mirë, më efikas e më sigurt që mund ta mbroj njeriun përballë Covid-19. Ne duhet të bëjmë çmos që t’i vetëdijesojmë, për këtë grup që hezitojnë marrjen e vaksinës”, ka thënë ajo.