Jeta në Komunë, Dragash. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pse Komuna e Dragashit nuk iu përgjigjur MPAL-së për Raportin e Performancës?

Vetëm Komuna e Dragashit dhe ajo e Mamushës nuk i janë përgjigjur Ministrisë së Pushtetit Lokal për Raportin e Performancës Komunale.

Në emisionin “Jeta në Komunë”, Shaban Shabani, kryetar i Komunës së Dragashit ka dhënë arsyet e mospjesëmarrjes në këtë raport i cili matë përformancën e ekzekutivit lokal.

“Në fakt, e kemi pas një keqkuptim edhe me ministrinë, zyrtari përgjegjës i ka dërguar shënimet dhe e kam edhe argumentin, i ka dërguar në adresë të z. Isuf Zeneli, zonjës Edina Ibishi që merren me këto. Ne e kemi dërguar Raportin e Pëformncës dhe jemi kanë të përkushtuar”, ka thënë Shaban Shabani në emisionin “Jeta në Komunë”.

“Të dhënat i kemi dërguar në muajin korrik 2020, me e-mail, me 10 korrik 2020”, tha ai.

As në vitin 2018, Komuna e Dragashit nuk kishte arritur të kualifikohet që të fitojë grantin. Dragashi nuk e kishte plotësuar një kusht minimal, shkalla e shpenzimit të buxhetit për investime kapitale për vitin 2018 së paku 75%, nuk është përmbushur. Komuna ka shpenzuar 69.67% të buxhetit për investime kapitale atë vit.