Pse duhet mësuar, sipas Ramush Haradinajt

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e parë të vitit të ri shkollor pati një mesazh për nxënësit e Suharekës.

Haradinaj në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërnj të këtij qyteti, tha se nxënësit nuk duhet t’i dëgjonë zërat se nëse kryen shkollë nuk mund të gjesh një vend pune.

“Nuk është e vërtetë që shkolla nuk vynë, badihalla shkojmë në shkollë, mëso sa duash se nuk gjen punë, e kryen fakultetin bëhesh kamarier ose me magjistraturë, nuk është e vërtetë besoni.  Kohërat ndërrojnë shpejt, e ata që kanë kry shkollë mirë e ata që kanë nxënë dije kanë me qenë gjithë të zotë. Çdo kohë dija të vyn në çdo etapë të jetës”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu ju tha nxënësve që të sfidojnë dituritë e tyre me bashkëmoshatarët, por ju tha edhe që ta mësojnë matematikën.

“Mos lejoni mos mu shty nër veti se kush është më o miri edhe në klasë edhe në shkollë, kush i ka notat më të mira edhe në matematikë, edhe ajo ka shumë rëndësi jo vetëm lëndët shoqërore.  Pse po e them këtë në botë gjithë është një lloj gare e kam dëshire që fëmijët e Kosovës me qenë më të zotët”, tha kryeministri.

Të gjithë nxënësit e shkollave të Kosovës sot i janë bashkuar bankave shkollore me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020.

Filloi viti i ri shkollor

.