Pse dha dorëheqje Ramush Haradinaj nga kreu i AAK-së?

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka komentuar për KALLXO.com lajmet e ditës së sotme se Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të AAK-së.

Tashmë AAK është në proces zgjedhor dhe Nitaj ka thënë se me shpalljen e zgjedhjeve në parti, të gjitha strukturat drejtuese janë në dorëheqje.

“Kështu është rregulli”, ka thënë Nitaj për KALLXO.com.

Më tej Nitaj ka treguar se Kryesia e vjetër do t’i kryejë punët e udhëheqjes së partisë deri në kuvendin zgjedhor kur edhe do të zgjidhet kryesia e re.