Pse ambulancat në fshatrat e Kaçanikut nuk janë funksionale?

Në emisionin ‘Jeta në Komunë’ kryetari i  Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka treguar arsyen pse disa nga ambulancat e Mjekësisë Familjare në fshatra nuk janë duke funksionuar dhe objekte e tyre janë lënë pas dore.

“Për shkak të mungesës së personelit të kualifikim jemi detyru që përveç QKMF-së dhe QMF-të t’i çojmë mjekët në vizitë të herëpashershme, kurse AMF-të rrallëherë thuajse u jepet mundësi për me çu mjekë me bë vizita”, ka bërë të ditur Ilazi.

Ndërsa, se kur banorët e këtyre fshatrave do të mund të shërbehen në këto qendra të mjekësisë, kryetari nuk e ka dhënë datë të saktë. “Kur të kemi kapacitete“, ka thënë ai.

Përveç kryetarit Ilazi, prezentë në studio janë edhe asamblistët: Adnan Reka, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albana Lika, asambliste e pavarur, Selim Reka nga LDK, Bekim Koxha nga Nisma Socialdemokrate, Kjani Sallahu, kryetar i Forumit të OJQ-ve të Kaçanikut.

Për shkak të kufizimeve të numrit të pjesëmarrësve në studio, përmes aplikacionit Zoom është bashkëngjitur Valon Raka nga OJQ “Gjethi” dhe Rabije Sallahu nga AAK.