Pamje nga aksioni i PSD-së. Foto: KALLXO.com.

PSD vendosë para qeverisë tri rrobalarësve dhe kopje të parave të letrës

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së qeverisë, ku kanë vendosur disa rrobalarës dhe kopje të parave të letrës.

Zgjim Hyseni nga PSD, ka kërkuar nga qeveria dhe presidenca që të marrin masa ndaj Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb në Kroacisë, Martin Berishaj është akuzuar nga mediat për  përfshirje në një afër që ka të bëjë me energjinë.

Sipas mediave atje, dyshohet e Berishaj ka transferuar një shumë të parave nga një kompani private në Mal të Zi. Sipas mediumit slloven, kompania private është në pronësi të Martin Berishajt.

Zgjim Hyseni, nga PSD ka thënë para mediave se mosshkarkimi i Ambasadorit të Kosovës në Zagreb Martin Berishaj, i bën të besojnë se udhëheqësit e shtetit, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë në mënyrë direkt të lidhur me këtë aferë.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar. Jemi duke folur për një ngjarje që ka strukturë dhe ka piramidë. Çdo ditë që kalon edhe Ambasadori Berishaj vazhdon me qenë në detyrë, ne kemi të drejtë me besu që udhëheqësit e shtetit, kryeministrit Kurti dhe presidentja Osmani janë në mënyrë direkte të lidhur me këtë punë, përndryshe nuk ka asnjë shpjegim për këtë heshtje dhe mungesë të parimeve”, ka thënë Hyseni i PSD-së.

“Na kemi parë veprime hetimore për kah 20 euro, po flitet për vitin 2020-2021 janë 12 milionë euro tregti me rrymë që i paskan bërë këta, e ndërkohë nuk kemi asnjë veprim”, ka potencuar Hyseni.

Pamje nga aksioni i PSD-së. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga aksioni i PSD-së. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga aksioni i PSD-së. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga aksioni i PSD-së. Foto: KALLXO.com.