Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PSD vendos fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e bërllokut në lagjen Pejton - PAMJE

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot në lagjen Pejton një aktivitet duke vendosur fotografinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kontejnerët të cilët ndodhen në këtë lagje.

Gjatë këtij aksioni, anëtari i PSD-së, Drilon Pireva ka thënë se përmes këtij aktiviteti po tregojnë se ndryshimi është politik e re dhe nuk është mjeshtri e riciklimit.

“Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim dhe ruan ambientin, mirëpo riciklimi i politikes dhe politikanëve është ruajtje e gjendjes së vjetër e cila sot na shpërfaqet si ndryshim”, ka thënë Pireva.

Ai tutje ka thënë se PSD ka vërejtur se shumë persona të cilët kanë aderuar në parti politike e sidomos këta të cilët po thirren në dyshim.

“Plotë prej tyre kanë qenë me akuza të ndryshme dhe iu mjaftonte një fotografi me liderin dhe të gjitha ishin të falura”, ka thënë Preva.

“Leninist e Erdoganist, e shumë kategori të tjera ishin në listën e tyre pasi që është bërë një çorbë ideologjike të cilës kapakun ia mban lideri suprem i cili siç po vërehet është ekspert i riciklimit”, ka shtuar tutje ai.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Katedralja “Nënë Tereza”, Prishtinë)
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com