PSD shpalos detaje nga zgjedhjet e brendshme të partisë

Partia Socialdemokrate ka dalë me një njoftim nga zgjedhjet e brendshme në të cilën mes tjerash u zgjodh kryetari i ri i partisë, Dardan Molliqaj.

PSD në Facebook ka njoftuar se në këtë mbedhje të mbyllur, fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë.

“Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50”, thuhet në këtë publikim.

Sipas këtij njoftimi, në pikën tjetër të rendit të ditës delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit.

“I propozuari Dardan Molliqaj, përmes votimit të fshehtë mori 83.7% të votave për, duke u zgjedhur kështu kryetar i PSD-së. Falënderojmë delegatët për pjesëmarrjen në këtë proces. Ditëve në vijim do të bëhet edhe zgjedhja e strukturave tjera të partisë”, thuhet në njoftim.

Zgjedhja e Dardan Molliqajt në krye të PSD-së, erdhi pasi Shpend Ahmeti sot dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga kryetari i PSD-së